MPB njofton se ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën rajonale Krushevë–Prilep, në të cilën është lënduar një person. “Më , ora , në SPB Krushevë u njoftua se në rrugën rajonale Krushevë–Prilep, në vendin e quajtur “Kthesa e Dyfishtë”, kishte ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti të tipit “Ford” me targa të Prilepit, i drejtuar nga R.T. (61) nga fsh.
Zhitoshë, komuna e Dollnenit dhe një motoçiklete “Hamaçi”, pa targa regjistrimi, e drejtuar nga M.B. (26), gjithashtu nga fsh. Zhitoshë, komuna e Dollnenit. M.B. me automjetin e Ndihmës së Shpejtë të Krushevës u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Prilepit, ku iu konstatuan lëndime të rënda trupore. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu ekipi hetimor i NJPB Krushevë”, thonë nga MPB.
