BE-ja emëron Dirk Schubel, përfaqësues të ri për Kosovën

0%

Shpërndaje në: Bashkimi Evropian ka emëruar të hënën një Përfaqësues të ri Special për Kosovën. Këshilli i BE-së ka emëruar Dirk Schubel si Përfaqësuesin e ri të Bashkimit Evropian (EUSR) për Kosovën. Ai do ta marrë detyrën më , me një mandat fillestar dyvjeçar, duke pasuar në këtë pozitë Aivo Oravin.

Dirk Schubel është diplomat gjerman me përvojë të gjatë në pozita udhëheqëse në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), Komisionin Evropian, si dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë. Aktualisht, ai shërben si shef i Divizionit për Rusinë në EEAS. Më herët, ai ka qenë i Dërguar Special i BE-së për Partneritetin Lindor nga viti 2022 deri në vitin 2024.

Gjithashtu, ka drejtuar Delegacionin e Bashkimit Evropian në Bjellorusi nga viti 2019 deri në vitin 2022 dhe Delegacionin e BE-së në Moldavi nga viti 2009 deri në vitin 2013, ku ka luajtur rol kyç në avancimin e angazhimit të BE-së në fqinjësinë lindore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mandati i Përfaqësuesit Special të BE-së për Kosovën është i përqendruar në promovimin e një Kosove të qëndrueshme, demokratike dhe shumetnike, duke mbështetur perspektivën e saj evropiane përmes komunikimit publik dhe angazhimit të synuar me qytetarët.

Edhe Arbëri 3 muaj më parë Si e humbëm fitoren e GJND-së Detyrat kryesore përfshijnë monitorimin e progresit në prioritetet politike, ekonomike dhe të sigurisë, kontributin në forcimin e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së komuniteteve pakicë, si dhe promovimin e koordinimit politik të Bashkimit Evropian për të siguruar një prani të bashkërenduar dhe të dukshme të BE-së në Kosovë.

Mandati përfshin gjithashtu ofrimin e udhëzimeve politike në nivel lokal për Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX Kosovo), si dhe mbështetjen e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, me synim nxitjen e stabilitetit rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Këshilli vendosi gjithashtu të zgjasë mandatet e dy Përfaqësuesve Specialë të BE-së: Luigi Soreca, Përfaqësuesi Special i BE-së për Bosnjë e Hercegovinën, do të vazhdojë mandatin edhe për dy vjet të tjerë, deri më , për të garantuar vazhdimësinë e angazhimit diplomatik të Bashkimit Evropian dhe efektivitetin e veprimit të tij të jashtëm në vend.

Annette Weber, Përfaqësuesja Speciale e BE-së për Bririn e Afrikës, do të vazhdojë mandatin edhe për 12 muaj, deri më , me qëllim ruajtjen e angazhimit të BE-së në një periudhë sfiduese si në aspektin rajonal ashtu edhe në atë global.

Edhe Arbëri 4 muaj më parë Pas dështimit të ndarjes, Asociacionit dhe Radoiçiqit, ka mbetur vetëm një opsion: Realiteti Përfaqësuesit Specialë të Bashkimit Evropian promovojnë politikat dhe interesat e BE-së në rajone, vende ose çështje me rëndësi të veçantë për Unionin. Ata luajnë rol aktiv në mbështetjen e reformave, forcimin e stabilitetit dhe sundimit të ligjit.

Aktualisht, 11 Përfaqësues Specialë të BE-së mbështesin punën e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas.

Burimi: Koha