Autobusi i linjës A1 nga Prishtina drejt aeroportit në gjendje të

0%

Qytetarët kanë shprehur shqetësime lidhur me gjendjen e autobusit të linjës A1, i cili qarkullon nga Prishtina në drejtim të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, duke vlerësuar se mjeti nuk po mirëmbahet siç duhet.

Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale tregojnë ulëse të ndotura dhe dysheme me njolla të shumta, duke ngritur pikëpyetje për standardet e higjienës në këtë linjë, e cila përdoret nga qytetarët dhe udhëtarët që shkojnë drejt aeroportit dhe anasjelltas.

Sipas ankesave të qytetarëve, autobusi, pavarësisht se nuk përballet me fluks të madh të pasagjerëve, vazhdon të jetë në gjendje të pakënaqshme për sa i përket pastërtisë dhe mirëmbajtjes, raporton Telegrafi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Qytetarët kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të ndërmarrin masa për përmirësimin e kushteve në këtë linjë, duke theksuar se një shërbim që lidh kryeqytetin me aeroportin ndërkombëtar duhet të ofrojë standarde më të larta të higjienës dhe komoditetit.

Përgjegjësia për menaxhimin dhe mbikëqyrjen e këtij shërbimi bie mbi Komunën e Prishtinës dhe Trafikun Urban, nga të cilët pritet reagim lidhur me ankesat dhe gjendjen e evidentuar në autobusin e linjës A1. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi