Rreth 30 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në restorantin “Sach Pizza” në Prishtinë. Sipas informacioneve, 20 prej tyre janë dërguar për trajtim në Klinikën Infektive, ndërsa personat e tjerë kanë marrë ndihmë mjekësore në Qendrat e Mjekësisë Familjare në kryeqytet.
Lidhur me rastin është aktivizuar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore. “Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar informacione lidhur me helmimin e disa personave. Prokurori i shtetit është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast.
Për çdo zhvillim të ri rreth kësaj çështjeje do t’ju njoftojmë me kohë”, ka deklaruar për Sinjalin zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala. Ende nuk dihet shkaku i saktë i helmimit, ndërsa pritet që hetimet dhe analizat përkatëse të sqarojnë rrethanat e rastit.
Alarm në Prishtinë: Rreth 20 persona në Infektivë, dyshohet se kishin konsumuar ushqim në “Sach Pizza” “Djali im gati vdiq pas ushqimit në ‘Sach Pizza’”, nëna kritikon institucionet: “Faleminderit shteti im, pa kontrolle dhe me terapi që duhet t’i blejmë vetë” Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
