Kërkimet për Erkin Likën vazhdojnë në lumin Mat, angazhohet edhe

0%

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka nisur një operacion në lumin Mat, në Shqipëri, për kërkimin e trupit të 39-vjeçarit Erkin Lika, i cili dyshohet se humbi jetën pasi ra nga shkëmbinjtë pranë Urës së Vashës, në zonën e Klosit.

Lika dyshohet se ishte pjesë e një grupi që ndodhej në këtë zonë, ndërsa sipas informacioneve paraprake, ai ka rrëshqitur nga shkëmbinjtë teksa po fotografonte pjesëtarët e ekipit, duke rënë në humnerë.

Ra nga shkëmbinjtë pranë Urës së Vashës, humb jetën 39-vjeçari Erkin Lika Pas raportimit të rastit, ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nisur angazhimin për gjetjen e trupit të tij në terrenin e vështirë. Operacionit në lumin Mat i është bashkuar edhe Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, i cili po kontribuon në përpjekjet për lokalizimin dhe nxjerrjen e trupit të 39-vjeçarit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi