Irani thotë se nuk lejon inspektimet e OKB-së në vendet e tij

0%

Shpërndaje në: Autoritete iraniane kanë thënë të hënën se nuk do të pranojnë inspektimin e vendeve të tyre bërthamore nga mbikëqyrësi bërthamor i Kombeve të Bashkuara.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme, Esmail Baghaei, ka dhënë një “jo” të prerë në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me kërkesën e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore për të vizituar vendet bërthamore të Iranit që u sulmuan në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.

Baghaei ka akuzuar gjithashtu Shtetet e Bashkuara për shkeljen e memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar me Iranin në qershor. “Duke marrë parasysh katërmbëdhjetë klauzolat e memorandumit të mirëkuptimit, amerikanët, në këtë periudhë të shkurtër, në një mënyrë apo tjetrën, kanë shkelur përbërësit e tij të ndryshëm”, ka thënë ai në një konferencë për shtyp.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai ka shtuar se Irani do ta respektojë angazhimin e tij vetëm për sa kohë që SHBA-ja të bëjë të njëjtën gjë. “Ne do të vazhdojmë të përmbushim angazhimet tona për sa kohë që pala tjetër mbetet e përkushtuar ndaj detyrimeve të saj. Ne e kemi demonstruar këtë edhe në praktikë. Kudo që pala tjetër shkeli angazhimet e saj, edhe ne nuk i zbatuam tonat”, ka shtuar ai.

Burimi: Koha