Alfred Cako flet për materialet sekrete që kanë tronditur ambasadat,

0%

Konspiracionisti i njohur, Alfred Cako ka hedhur dritë mbi ekzistencën e materialeve sekrete dhe përgjimeve që implikojnë zyrtarë të lartë dhe njerëz të afërt me kryeministrin Edi Rama. Sipas Cakos, organet e specializuara, me në krye Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, disponojnë informacione të sakta dhe përgjime ku sekretarë ministrish janë kapur duke diskutuar për shuma marramendëse.

Një nga rastet më konkrete të përmendura është një përgjim i vitit 2009, ku një zyrtar udhëzohej të merrte 8 milionë euro në një makinë për t’i ndarë më pas me bankierët dhe për të paguar përqindjet. Cako thekson se kjo dosje pritet të mbërrijë së shpejti në SPAK dhe se njerëzit rreth kryeministrit janë të gjithë nën vëzhgim e të përgjuar.

Përtej përgjimeve, Cako denoncon një skemë të madhe të pastrimit të parave që kap shifrën e 4 miliardë eurove, të cilat janë grumbulluar nga mafia dhe janë gati për t’u investuar. Ky proces, sipas tij, është organizuar nga një përfaqësues i një institucioni të lartë botëror në Gjenevë, ku është e përfshirë edhe Banka Kombëtare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai pretendon se kjo është arsyeja pse kryeministri nuk tërhiqet, pasi janë marrë “përqindjet e shtetit” nga këto operacione. Çfarë thotë Cako: “Para disa ditësh u botua libri, “The Albania Files”. Ai libër është në anglisht dhe e kanë botuar 55 studio të ndryshme arkitekturore në Evropë, të cilat i ka përzgjedhur Kryeministri vetë.

Këto shërbejnë për t’i bërë atij një PR në këto nivelet e larta, se si po zhvillohet Shqipëria nga ana arkitekturore. Kjo, përveçse për promovim, mund të jetë edhe një dosje nesër për Kryeministrin, sepse ai ka planifikuar të gjitha qendrat e tjera që kanë qenë përpara zona të mbrojtura, ku me atë ligjin e famshëm që i hoqi nga zonat e mbrojtura, krijoi mundësinë që në të gjitha këto vende të mund të ndërtohet.

Janë rreth 550 projekte në të gjithë Shqipërinë: në bregdet, në qytete, në Divjakë, në Darëzezë. Shqipëria të cilën ndërtoi Kryeministri Rama është një miksturë midis ndërtimit të kësaj ekonomisë në dukje, që nuk sjell të ardhura reale për popullsinë, por sjell rritje të çmimit të banesave. Firmat e huaja me nënkontraktim jua japin firmave shqiptare.

Firmat shqiptare janë ato që bëjnë të gjitha planimetritë, nuk i bëjnë ata ose ata mund të bëjnë fare shumë pak punë. Kjo sjell rritjen e kostos së çmimeve të pallateve dhe kjo është një nga arsyet që çiftet e reja largohen sepse nuk kanë mundësi me të ardhurat e tyre të pakta të paguajnë këstet e kredive. Qeveria nuk i ndihmon dhe bashkitë nuk i ndihmojnë pothuajse fare çiftet e reja.

Madje kjo mund të jetë dhe një qëllim i bërë apostafat që këta të largohen dhe vendi të ngelet bosh. Do të ishte më mirë që këto të ardhura të realizuara në të zezë ose nga krimi t’i përdornin të huajt apo këto të përdoreshin në Shqipëri? Se unë di shumë, nuk flas kot.

Sot, për shembull, janë grumbulluar rreth 4 miliardë euro të cilat janë stok dhe janë gati për t’u përdorur nga këto punët, të grumbulluara nga mafia. Ai që e ka organizuar gjithë procesin është një përfaqësues i një institucioni të lartë botëror në Gjenevë, i cili ka organizuar gjithë këtë pastrimin e parave dhe ku është e përfshirë edhe Banka Kombëtare.

Dhe kjo është një nga arsyet që kryeministri Edi Rama nuk tërhiqet sepse janë marrë përqindjet e shtetit. Janë pastruar lekët të cilat duhet të derdhen në këto investime në bashkëpunim me oligarkët këtu në Shqipëri. Këto që them unë i dinë organet e specializuara, sidomos Ambasada e Shteteve të Bashkuara i di këto gjëra. Ka marrë informacione të sakta.

Ka përgjime ku sekretarë të ndonjë ministrie në Shqipëri kanë përgjime ku kanë folur si idiotë. Kjo bisedë është në Bruksel, ‘shko merr këto 8 milionë euro në filan makinë, futi me bankierët, futi dhe ndajmë përqindjet’. Nuk flas më shumë po kjo dosje do ti vijë një ditë që do të hapet. Edhe ndoshta është hera e parë që po e thotë dikush në publik.

Dhe ndoshta dhe vetë Edi Rama nuk e di që… jo ai, po njerëzit rreth tij janë të gjithë të përgjuar dhe janë të gjitha bisedat edhe dihet gjithçka se çfarë është bërë”.

Burimi: Bota Sot