Këshilli Prokurorial i Kosovës më datë ka votuar pesë kandidatët për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit. Sipas votave të anëtarëve të Këshillit, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi ka marrë pesë vota, Rafet Halimi një votë, ndërsa Atdhe Dema, Naim Abazi dhe Shqipdon Fazliu asnjë votë.
Nga ky rezultat, Zejnullah Gashi është emri të cilin Këshilli Prokurorial i Kosovës do ta dërgojë për emërimnë Presidencë. Kryesuesi i KPK-së Arian Gashi para se të votohej bëri të ditur se votimi do të jetë i fshehtë dhe anëtarët kanë të drejtë vote vetëm për një kandidat.
Në këtë mbledhje, anëtari Milot Krasniqi ka deklaruar se do të abstenoi për votim për kadidatët për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, arsyeja sipas tij është për shkak të bindjeve në lidhje me këtë konkurs. Kështu për pesë kandidaët për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit kanë votuar vetëm 6 anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Pesë kandidatët që janë në garë për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit janë: Atdhe Dema, Naim Abazi, Rafet Halimi, Shqipdon Fazliu dhe Zejnullah Gashi. Më , Atdhe Dema, Naim Abazi, Rafet Halimi, Shqipdon Fazliu dhe Zejnullah Gashi, janë intervistuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Sipas rezultateve të intervistimin, kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi, ka dalë me më së shumti pikë – 91.6 . Ndërsa Atdhe Dema është vlerësuar me 89.3 pikë, Naim Abazi me 89 pikë, Rafet Halimi me 87 pikë dhe Shqipdon Fazliu me 86.3 pikë. Bazuar në këtë rezultat, të pesë kandidatët propozohen për votim në Këshill. Intervistimi për secilin kandidat ka zgjatur nga 45-60 minuta.
Secili nga kandidatët ështe përgjigjur në nga tri pyetje në temat si: 1. Koncept-dokumenti, 2. integriteti i kandidatit, 3. Aftësi udhëheqëse dhe menaxheriale 4. Njohuri profesionale dhe teknike. Bazuar në këtë rezultat, të pesë kandidatët ishin propozuar në për votim në Këshill, ku sot pritet votimi për ta. Secili nga kandidatët ështe përgjigjur në nga tri pyetjet në temat si: 1.
Koncept-dokumenti, 2. integriteti i kandidatit, 3. Aftësi udhëheqëse dhe menaxheriale 4. Njohuri profesionale dhe teknike.
I tërë procesi që nga mëngjesi ishte monitoruar nga pjesëtarë vendor e ndërkombëtarë të shoqërisë civile, të cilët që nga momenti para se të përpiloheshin pyetjet e deri kur ka përfunduar intervistimi i kandidatit të fundit nuk kanë pasur qasje në pajisje tekonologjke dhe nuk kanë pasur mundësi që të dalin jashtë sallës.
Këtu mund t’i gjeni rastet më të cilat mburren kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit. Atdhe Dema, kandidat për Kryeprokuror të Shtetit ishte ankuar për poentimin ndaj tij. Këshilli Prokurorial i Kosovës në mbledhjen e mbajtur më e ka trajtuar ankesën e Atdhe Demës, ku pas shqyrtimit, kjo ankesë nga Këshilli Prokurorial është refuzuar.
Dema kishte paraqitur ankesë ndaj vlerësimit të komisionit që kishin zhvilluar intervistimin dhe poentimin për këtë pozitë. Ai në ankesë ka thënë se poentimi ka qenë në kundërshtim me arsyetimin, duke i propozuar Këshillit që ta aprovojë në tërësi si të bazuar ankesën. KPK ka marrë vendim që me 5 vota kundër, një për, dhe një abstenim, ta refuzojë ankesën e Demës.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese rastin lidhur me shpalljen e konkursit për Kryeprokuror të Shtetit Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) më , në mbledhjen e 297-të, ka trajtuar njërën nga ankesat e kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Po ashtu, në këtë mbledhje kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi, kishte propozuar që të futet në rend të ditës edhe autorizimi për drejtorin e përgjithshëm të Sekretariatit të KPK-së, Sami Istrefi, që të përfaqësojë KPK-në në Gjykatën Kushtetuese lidhur me dhënien e komenteve ndaj ankesës së Blerim Isufajt që ka të bëjë me shpalljen e konkursit për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Në mbledhje të gjithë anëtarë e KPK-së kanë votuar që të autorizohet Sami Istrefi për dërgimin e komenteve në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me rastin e Blerim Isufajt. “Po ashtu, Këshilli autorizoi Drejtorin e Përgjithshëm të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, z.
Sami Istrefi, që ta përfaqësojë Këshillin Prokurorial të Kosovës në Gjykatën Kushtetuese për dhënien e komenteve lidhur me ankesën e z. Blerim Isufaj, e cila ka të bëjë me shpalljen e konkursit për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit”- që e ka bërë KPK- në rrjetin social Facebook.
Kujtojmë që Blerim Isufaj kishte dërguar rastin në Gjykatën Administrative në kohën kur KPK kishte shpallur konkursin për Kryeprokuror të Shtetit. Ndërsa, Më , Këshilli Prokurorial i Kosovës në takimin e 295-të ka miratuar pesë kandidaturat për Kryeprokuror të Shtetit .
KALLXO.com më kishte publikuar hulumtimin se si Kryeprokurori i Prishtinës Zejnullah Gashi kishte shkuar në zyret e Albulena Haxhiut, ku kishte tentuar t’i arsyetohet për hetimet Në një dosje të hartuar nga Policia e Kosovës e cila është dorëzuar në Prokurorinë Speciale, shpërfaqen pretendime që tre nga krerët e prokurorisë që zhvillojnë kontakte jo procedurale me ish-ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu.
Dosja të cilën e ka siguruar Kallxo.com shpërfaqë një rast të paprecedent kur kryeprokurori i Prishtinës Zejnullah Gashi kishte shkuar pa ftuar në zyrat e ministres Haxhiu për t’iu arsyetuar asaj për hetimet që ai po i bënte për një rast të dyshuar të korrupsionit. Përpos Gashit, dosja përfshinë edhe akterë të tjerë të rasteve të tjera, përfshirë ish-kryesuesin e KPK-së Jetish Maloku.
Ish-ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ishte marrë në pyetje nga Policia e Kosovës më datat 22 dhe . Ajo në deklaratë kishte përshkruar veprimet që kryeprokurori Gashi i kishte ndërmarrë. Tërë ngjarja sipas deklaratës së Haxhiut lidhej me hetimet për ish-kreun e Sekretariatit të KPK-së Lavdim Krasniqi, i cili ishte hetuar nga kryeprokurori Gashi për dyshimet për korrupsion.
Deklarata e Haxhiut e dhënë në Polici kishte sqaruar se Gashi kishte shkuar pa paralajmërim në zyrën e saj për t`i sqaruar ministres se Krasniqin nuk ishte duke e hetuar për hakmarrje politike. Në deklaratë përshkruhet edhe mënyra se si Gashi ishte futur në zyrën e ministres pa paralajmërim. Ja çka kishte thënë ministrja Haxhiu në deklaratën në Polici.
“Rasti i parë është diku në muajin mars apo prill 2021. Ish-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës z. Kujtim Munishi dhe një prokuror tash Kryeprokuror i Prishtinës, Zejnullah Gashi, kanë ardhur në zyrën time për të më uruar mandatin e ministres.”- theksohet në deklaratën e ish-ministres Haxhiu e dhënë në Polici. “Unë nuk kam qenë e njoftuar që z.
Kujtim Munishi do të vijë me dikë tjetër, mirëpo kur e hapi derën e zyrës time, pash që ishte edhe një tjetër person së bashku më Kujtim Munishin. Ky person më është prezantuar si Zejnullah Gashi. Z.
Kujtim Munishi, më tha po citoj ‘Ministre isha në korridor në Prokurori më pa Zejna më pyeti “ku po shkon”, i thash “jam duke shkuar më ja uru Ministres mandatin’, me tha ‘pritem se po vij edhe unë’”.- thuhet në deklaratën e ish-ministres Haxhiu.
Pra sipas deklaratës së ish-ministres Haxhiu të dhënë në Polici, Gashi kishte shkuar në zyrën e saj pa paralajmërim, ndërsa pas pak qastesh ishte zbardhur edhe qëllimi i prezencës së Gashit në zyrat e ministrisë. Ja si e përshkruan Haxhiu në deklaratën e dhënë nën betim qëllimin e takimit.
“Pas kësaj kur e ka marrë fjalën Zejnullah Gashi ka pasur diçka në prehrin e tij, më tha ‘Ministre dua të sqaroj një situatë’ dhe ka hapur një dosje dhe ka deklaruar se ‘kam dëgjuar thashetheme se Lavdim Krasniqi është duke u ndjekur penalisht për inati të juajin (timin në këtë rast). Por, këtë nuk e kam për inatin tëndin’.
Unë e kam ndaluar këtë bisedë dhe i kam thanë se ‘nuk është punë e imja as nuk me intereson çka flitet edhe po të ishte burri im, vëllai im, nuk do të isha marrë me këtë çështje’. Aty Zejnullah Gashi ka ndërpre bisedën, Kryeprokurori Kujtim Munishi mbikëqyrës i tij për asnjë moment nuk ja ka tërheq vërejtjen.”- ka vazhduar deklaratën ministrja.
Kjo deklaratë e Haxhiut tregon se një prokuror në këtë rast Zejnullah Gashi, i cili më pas do të bëhej kryeprokuror dhe shefi i tij Kujtim Munishi në atëkohë kryeprokuror i Prishtinës shkuan në zyre të Ministrisë për të dhënë shpjegime për dosje të korrupsionit.
Haxhiu në deklaratë përshkruan se nuk i kishte ftuar protagonistët në zyre po ata vullnetarisht kishin shkuar për të bërë këtë gjë. KALLXO për disa javë ka tentuar të marrë përgjigje për ta sqaruar këtë situatë. Kallxo.com ka telefonuar me Munishin për të sqaruar nëse ai e konsideron këtë rast si jo të rregullt dhe shkelje të etikës së prokurorit.
“Nuk kam përgjigje i nderuar, faleminderit…” – ka thënë shkurt Munishi. Pa përgjigje për situatën është edhe tash kryeprokurori i Prishtinës.
Përreth dy javë KALLXO ka tentuar të marrë përgjigje me e sqaru situatën kur Zejnullah Gashi shkon me dosje të korrupsionit për t`i dhënë llogari ish-ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu, e cila pas këtij veprimi e kishte denoncuar Gashin në Polici.
“Pas këtij takimi, pas rreth dy ore në portale e kam lexuar se Lavdim Krasniqit i është ndërpre masa e paraburgimit me kërkesë të Prokurorit Zejnullah Gashi.
Për këtë gjë unë së bashku me zëvendës ministrin Blerim Sallahu jemi shqetësuar pasi për te njëjtin person Lavdim Krasniqi është tentuar te bisedohet në zyrën time dhe vetëm pas pak kohe del në portale se i heket masa e caktuar nga gjykata ku pas një kohë e kemi kuptuar se kjo masë i është tërhekur pikërisht më kërkesë të Prokurorit”- ka thanë Haxhiu në deklaratën e saj në Polici.
Ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu e cila e kishte dhënë këtë deklaratë në kohën kur ishte ministre e Drejtësisë i ka konfirmuar ekipit tonë përmbajtjen dhe ka thënë se nuk është në dijeni se çka ka ndodhë tutje me denoncimin e saj në prokurori. Po për publikun duhet të sqarojmë se pse Gashi i shkoi Haxhiut pikërisht me lëndën e Lavdi Krasniqit në zyrë.
Ish drejtori i Sekretariatit që përballet me një proces gjyqësor e ka prejardhjen nga fshati i njëjtë i burrit të Albulena Haxhiut, Alban Krasniqit. Në Prokurorinë Speciale konfirmojnë se deklarata e Haxhiut ishte dhënë, mirëpo prokurori i rastit nuk kishte gjetur elemente penale.
“Lidhur me çështjen për të cilën keni adresuar pyetje, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ju njofton se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në kohë, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.
Pas analizimit të informatave dhe provave të grumbulluara lidhur me rastin, nuk është konstatuar bazë apo dyshim i arsyeshëm për fillimin e hetimeve penale, andaj rasti është mbyllur.”- thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale. Nëse ky rast nuk kishte dimension penal diskutimi i lëndëve me politikanë trajtohet në Kodin e etikës së prokurorëve.
Por në këtë rast për kryeprokurorit Gashi prej asaj që ka kuptuar KALLXO.com, deri më tani nuk ka pasur ndonjë hetim për shkelje të etikës. Lidhur me veprimet që mund të përbëjnë shkelje disiplinore, është njoftuar autoriteti kompetent, përkatësisht Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, për trajtim të mëtejmë që është në kompetencë të tyre.
“Ju shkruajmë në emër të U.d. Kryeprokurorit të Shtetit, z. Agron Qalaj. Lidhur më çështjen për të cilën keni pyetur, ju njoftojmë së në bazë të evidencave tona të verifikuara nuk figuron që të jetë zhvilluar ndonjë procedurë disiplinore.”- thuhet ne përgjigjen e Zyrës së Prokurorit të Shteti.
Për t`i shkuar deri në fund ngjarjes KALLXO ka biseduar edhe me Lavdim Krasniqin, dosja e të cilit shkoi në zyrën e ministres e bartur nga prokurori i lëndës. “Unë s`kam pas asnjëherë asnjë informacion për këtë punë të paktën as zyrtarisht, as kështu nuk e di, ai ka qenë prokuror i rastit.
E nëse ai ka shku e u mundu me u shfajësu ose ka diskutuar gjëra të kompetencave të tij e të punëve të cilave ju ka hy, ai është një tregues, po nuk po di qysh me komentu kur nuk e kam, nuk kam marrë asnjëherë ndonjë pyetje zyrtare ose nuk kam dëgjuar asnjëherë që ai ka shku edhe e ka diskutu këtë rast dhe pse ka diskutu d.m.th për herë të parë po e dëgjoj në ketë formë.
Po nëse veç është e vërtetë që ka shku e ka diskutu, atëherë nuk e di ma të kjartë qysh me pas pozicionin e tij të cilin ka qenë ai si prokuror me shku te ministrja me diskutu ose eprorët e tij të cilët e kanë ditë e s’kanë marrë masa, kjo është tmerr.”- ka thënë Krasniqi.
Në po të njëjtin rast ish-ministrja Haxhiu kishte denoncuar edhe figurën tjetër të rëndësishme të sistemit të drejtësisë, ish kryesuesi i këshillit Prokurorial, Jetish Maloku i ishte afruar asaj në një rast për të diskutuar aplikimin e djalit të tij për noter.
“Poashtu është edhe një rast tjetër në muajin Korrik 2023 ka qenë një konferencë për reformën në drejtësi, prezantimi i raporteve preliminare kur Prokurori Jetish Maloku në kohën sa ishte kryesues i Këshillit Prokurorial në një event më ka përmendur ”Djali im është për noter, me mujt me bo noter, i pash anëtarët e komisionit dhe nuk e njifsha kërkon” i kam thanë mos ma përmend, pikërisht ky ka qenë qëllimi i përzgjedhjes se komisionit që ata të mos njohën, nuk di me asgjë për djalin e tij.”- ka vazhduar denoncimin ministrja Haxhiu.
Edhe në këtë situatë figura e rëndësishme e sistemit të drejtësisë Jetish Maloku nuk ka pranuar të japë asnjë sqarim për këtë situatë. As akterët e tjerë të prokurorisë të cilët ishin në atëkohë në sistem nuk janë përgjigjur po ashtu për të sqaruar këto situata ku njerëzit e prokurorisë kanë tentuar të diskutojnë raste dhe raste individuale me ish-ministren e Drejtësisë.
Gati një javë pas publikimit të hulumtimit nga KALLXO.com, më , Sistemi Prokurorial ka publikuar në faqen e saj në Facebook një reagim nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi. Reagimin e plotë mund ta lexoni .
I njëjti ende nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet që i janë parashtruar nga KALLXO.com në lidhje me hulumtimin dhe të njëjtave nuk i ka dhënë përgjigje as përmes reagimit të publikuar nga Sistemi Prokurorial.
