Zbulohet prapaskena e paraqitjes së dobët të Haalandit ndaj Anglisë

0%

Erling Haaland nuk ishte në gjendjen e tij më të mirë në çerekfinalen e Kupës së Botës ndaj Anglisë, dhe tashmë është zbuluar arsyeja e paraqitjes së zbehtë të sulmuesit norvegjez. Sipas ish-sulmuesit të Chelseat, Tony Cascarino, ylli i Norvegjisë zbriti në fushë i prekur nga një virus, pavarësisht se nuk ishte në gjendje optimale fizike.

Cascarino zbuloi se gjatë pushimit të ndeshjes Angli – Norvegji, e fituar nga anglezët me rezultat 2-1 pas vazhdimeve, kishte marrë një mesazh nga një burim i besueshëm, sipas të cilit Haaland kishte luftuar me një virus në ditët para sfidës dhe kishte vendosur të luante gjithsesi. “Fizikisht nuk dukej mirë. U largua nga loja dhe nuk bëhej fjalë për një lëndim.

Besoj se ajo që dëgjova ishte e vërtetë. Ai ishte i sëmurë”, deklaroi Cascarino për TalkSport . Haaland zhvilloi një nga paraqitjet e tij më të dobëta në këtë Kupë Bote. Sulmuesi norvegjez pati shumë pak ndikim në lojë, duke u neutralizuar pothuajse plotësisht nga mbrojtësit anglezë Marc Guehi dhe John Stones.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kujtojmë se katër ditë para përballjes mes Norvegjisë dhe Anglisë ishte raportuar se një virus kishte prekur kampin e kombëtares norvegjeze, megjithëse në atë kohë nuk u bë e ditur se cilët futbollistë ishin prekur.

Tashmë, sipas këtyre raportimeve, rezulton se virusi kishte prekur edhe Haalandin, lojtarin kryesor të Norvegjisë, i cili nuk arriti ta ndihmonte ekipin të siguronte kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Botës. Sulmuesi 26-vjeçar qëndroi në fushë deri në fund të vazhdimit të parë, përpara se të zëvendësohej nga përzgjedhësi Stale Solbakken.

Burimi: Telegrafi