Caktohet gjyqtari i gjysmëfinales së Botërorit, Spanjë-Francë

0%

FIFA ka konfirmuar se gjyqtari nga Salvadori, Iván Barton, do të ndajë drejtësinë në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Botës 2026 ndërmjet Francës dhe Spanjës, e cila zhvillohet të martën në Dallas. Barton, 34-vjeçar, është një nga arbitrat më të vlerësuar të FIFA-s dhe tashmë ka drejtuar tri ndeshje në këtë Botëror.

Ai do të asistohet nga bashkëkombësit e tij David Moran dhe Antonio Pupiro, ndërsa uruguajani Gustavo Tejera është caktuar si gjyqtar i katërt. Në dhomën e VAR-it do të jetë gjermani Bastian Dankert. Përballja mes Francës dhe Spanjës pritet të jetë një nga ndeshjet më spektakolare të turneut, me fituesin që do të sigurojë një vend në finalen e madhe të Kupës së Botës 2026.

Gjysmëfinalja tjetër zhvillohet të mërkurën, ku Anglia përballet me Argjentinën për biletën e dytë drejt finales.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot