Një 72-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare Stançiq, pasi kërkohej me urdhër-arrest të Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, nën dyshimin për veprën penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për K.
Xh. (1954), i cili dyshohet se, më , përmes rrjetit social Facebook, kishte publikuar përmbajtje kërcënuese ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti. I dyshuari u arrestua më në pikën kufitare Stançiq, gjatë kontrolleve kufitare, pasi rezultoi se ndaj tij ishte në fuqi një urdhër-arrest i lëshuar nga Gjykata.
Burimet e Sinjalit mësojnë se, me urdhër të Prokurorit të rastit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Rasti po trajtohet nga organet kompetente, ndërsa hetimet lidhur me kërcënimet e dyshuara ndaj Kryeministrit janë në vazhdim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
