Ekskluzive | U kthye me pistoletë pas sherrit në trafik, por

0%

Një konflikt i nisur në komunikacion ka eskaluar në një përleshje fizike dhe përdorim të armës në fshatin Duhël të Suharekës, ku një 26-vjeçar dyshohet se u kthye i armatosur për t’u përballur me dy personat me të cilët ishte fjalosur, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Besart Graishtën , 26 vjeçar ndërsa në incident janë përfshirë edhe Safet Bujari , 57 vjeçar dhe Drilon Bujari , 22 vjeçar. Sipas informacioneve, gjithçka nisi pas një mosmarrëveshjeje në trafik.

Pas fjalosjes, Besart Graishta ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por pak më vonë ishte kthyer në qendër të fshatit me një pistoletë, duke e përshkallëzuar konfliktin. Pas kthimit të tij ka shpërthyer një përleshje fizike mes palëve, gjatë së cilës lëndime trupore ka pësuar vetë Graishta, i cili më pas ka marrë trajtim mjekësor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se gjatë intervistimit, i dyshuari e ka pranuar se posedonte armën dhe ka treguar se ajo ndodhej në shtëpinë e tij. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Policia ka kryer bastisje në banesën e tij, ku ka sekuestruar një pistoletë të tipit “Zastava”, një karikator dhe një fishek të kalibrit 6.35 mm.

Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, Besart Graishta është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Ndërkohë, Safet Bujari dhe Drilon Bujari janë proceduar penalisht për veprën “Lëndim i lehtë trupor” dhe janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti mbetet nën hetime.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com