Ia lanë motoçikletën të palidhur para banesës, të nesërmen 16-vjeçari

0%

Një 16-vjeçar nga Gjakova ka mbetur pa motoçikletën e tij, pasi persona ende të paidentifikuar dyshohet se ia vodhën gjatë natës para banesës, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti është raportuar më 12 korrik, rreth orës , në rrugën “ W . Clark ” në Gjakovë. Sipas denoncimit, D.

P. 16-vjeçari, në prani të prindit të tij, ka deklaruar se një natë më parë, rreth orës , kishte lënë motoçikletën e tij të tipit Peugeot Speed Fight 2, me ngjyrë kaltër-gri, në hyrje të banesës, pa e siguruar me dry apo ndonjë mjet tjetër mbrojtës.

Kur është zgjuar mëngjesin e së dielës, ai ka vërejtur se motoçikleta nuk ndodhej më në vendin ku e kishte lënë, duke kuptuar se ishte vjedhur. Sipas ankuesit, vlera e motoçikletës arrin rreth 1.000 euro.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “ Vjedhje ”, ndërsa Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe gjetjen e motoçikletës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com