Ekskluzive | Konflikti për delet eskalon në Kamenicë: 66-vjeçari

0%

Një mosmarrëveshje për bagëtitë ka përfunduar me denoncim në Polici për sulm dhe kanosje në fshatin Hajnocë të Kamenicës, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është M.

P, 66 vjeç, i cili ka raportuar se mëngjesin e 12 korrikut, rreth orës , i dyshuari me emrin Bajram (identiteti i plotë ende nuk është konfirmuar) ka shkuar në shtëpinë e tij pas një mosmarrëveshjeje lidhur me disa dele.

Sipas denoncimit, i dyshuari fillimisht e ka kapur për fyti, më pas e ka goditur me shuplakë në fytyrë, ndërsa para se të largohej e ka kërcënuar me fjalët: “Ko me t’vra dhe ka me ta kalle shtepin”. Pavarësisht pretendimeve për sulm, viktima nuk ka kërkuar trajtim mjekësor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se Prokurori kujdestar ka urdhëruar inicimin e rastit për veprat penale “Sulm” dhe “Kanosje”, ndërsa hetimet i janë deleguar Njësisë së Hetimeve në Kamenicë për identifikimin dhe intervistimin e të dyshuarit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com