Djali dyshohet se sulmoi dhe kërcënoi prindërit në Kaçanik, përfundon

0%

Një konflikt familjar ka eskaluar në Kaçanik, ku një 33-vjeçar dyshohet se ka sulmuar dhe kërcënuar prindërit e tij, duke përfunduar më pas në ndalim me urdhër të Prokurorit, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur paraditen e 12 korrikut, rreth orës , në rrugën “Qamil Ilazi”, ku Policia u njoftua për një mosmarrëveshje mes disa personave.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë takuar J.B. 33 vjeç, si dhe prindërit e tij, I. B. rreth 68 vjeç dhe R.B. rreth 55 vjeç, të cilët kanë deklaruar se ishin sulmuar dhe kërcënuar nga djali i tyre. Të tre janë shoqëruar në Stacionin Policor në Kaçanik, ndërsa i dyshuari ka kërkuar edhe trajtim mjekësor, duke deklaruar se nuk ndihej mirë.

Rasti është marrë në trajtim nga Njësia për Dhunë në Familje, ndërsa pas intervistimit dhe konsultimit me Prokurorin kujdestar është iniciuar procedurë për veprat penale “ Sulm ” dhe “ Kanosje ”. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se, me vendim të Prokurorit, J.B. është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com