Qetësi në pikat kufitare, pritjet vetëm deri në pesë minuta

0%

Mëngjesi i sotëm ka nisur pa fluks të shtuar në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Kosovës. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për hyrje dhe dalje të automjeteve po zgjasin nga tre deri në pesë minuta. Situatë e njëjtë paraqitet edhe në qarkullimin e kamionëve, ku pritjet janë minimale dhe nuk raportohet për kolona në asnjërën pikë kufitare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com