Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi ka bërë të ditur se java që vjen (13-17 korrik) do të karakterizohet nga mot relativisht i qëndrueshëm, me alternim të intervaleve me diell dhe vranësira.
“Në fillim të javës temperaturat do të jenë pranë mesatareve klimatike për këtë periudhë, ndërsa nga mesi i javës pritet rritje graduale e temperaturave, duke sjellë mot më të ngrohtë”, njofton IHMK. Dita e hënë, më , do jetë kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12°C dhe 15°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 24°C dhe 27°C”, njofton Instituti.
Dita e martë po ashtu do përshkohet me mot kryesisht me diell, me kalime të pakta vranësirash. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10°C dhe 13°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 26°C dhe 30°C. Të mërkurën më , sipas IHMK parashihet mot i ngrohtë me diell gjatë paradites, ndërsa në orët e pasdites pritet shtim i vranësirave.
“Vende-vende parashihen riga shiu, shtrëngata lokale dhe mundësi për shkarkime rrufesh, kurse temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 14°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 28°C dhe 32°C”. Të enjten më , moti do të jetë pjesërisht i vranët, me intervale me diell.
“Në disa zona parashihen ende riga lokale shiu , të shoqëruara me shkarkime rrufesh , kryesisht gjatë orëve të pasdites”, sipas IHMK. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 16°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 26°C dhe 30°C. Kurse të premten më parashihet stabilizim gradual i motit. “ Do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 15°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 28°C dhe 32°C”, shton IHMK. Instituti ka potencuar se në ditët me temperatura më të larta, sidomos të mërkurën dhe të premten, gjatë orëve të mesditës rekomandohet shmangia e ekspozimit të zgjatur ndaj rrezeve direkte të diellit, konsumimi i sasive të mjaftueshme të lëngjeve dhe kufizimi i aktiviteteve fizike intensive në ambiente të hapura.
“Personat me sëmundje kronike, të moshuarit dhe fëmijët duhet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë intervaleve me temperatura më të larta. Gjatë shtrëngatave të mundshme me shkarkime elektrike rekomandohet shmangia e qëndrimit në hapësira të ekspozuara”.
