Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pub në Bangkok, kryeqytetin e Tajlandës, gjatë orëve të para të mëngjesit të së hënës sipas orës lokale, duke shkaktuar të paktën 27 viktima dhe disa të plagosur. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentet dramatike kur flakët shpërthejnë nga hyrja kryesore e lokalit, ndërsa klientët përpiqen të largohen mes panikut.
Një re e dendur tymi të zi u ngrit mbi zonën, ndërsa ekipet e zjarrfikësve dhe shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje.
Kryeministri i Tajlandës, Anutin Charnvirakul, konfirmoi se deri tani janë regjistruar 27 viktima, ndërsa disa persona të tjerë janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. 23.57 น. รับแจ้งจากสายด่วน 199 เหตุเพลิงไหม้ภายในร้านอาหาร ใกล้เคียงซอยลาดพร้าว 1 ถนนลาดพร้าว แขวงจอมพล เขตจตุจักร เจ้าหน้าที่สถานีดับเพลิงและกู้ภัยสุทธิสาร กำลังไปที่เกิดเหตุ สถานที่เกิดเหตุ pic.twitter.com/Tw6EPb7fhS — JS100Radio (@js100radio) July 12, 2026 Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit, të cilat mbeten ende të paqarta.
Sipas burimeve lokale, flakët janë vënë nën kontroll dhe janë shuar plotësisht. Megjithatë, autoritetet paralajmërojnë se bilanci i viktimave mund të rëndohet, pasi disa prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë. Hetuesit po punojnë për të përcaktuar se si nisi zjarri dhe nëse janë respektuar standardet e sigurisë në ambientet e pub-it.
