Holanda shumë e fortë për Kosovën U-20 në ndeshjen e parë në Evropian

0%

Kombëtarja U-20 e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar të dielën pasdite ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian, EHF Championship I. Në Pallatin e Rinisë në Prishtinë në ambient të bukur sportiv, Kombëtarja jonë u përball me Holandën, njërën prej favoriteve të Evropianit. Pas një ndeshje të mirë, Holanda fitoi me rezultat .

Kombëtarja jonë kishte momente pozitive në lojë, por në përgjithësi holandezët shfaqën më shumë. Në paraqitjen e Kombëtares së Kosovës kanë ndikuar edhe lëndimet e disa prej lojtarëve më të rëndësishëm, që nuk kanë mundur të japin maksimumin. Olsi Mulaj e Suad Pajaziti ishin më efikasët me nga gjashtë gola. Nga tri i shënuan Amar Muqolli dhe Drijon Istrefi.

Granit Kadiri i realizoi dy gola. Te Holanda u dallua portieri Michael Pantel me plot 15 pritje. Të hënën prej orës , Kosova luan me Gjeorgjinë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot