Shpërndaje në: Edhe pse Irani nuk arriti të kalojë fazën e grupeve në Kupën e Botës, Federata Iraniane vlerësoi se Amir Ghalenoei ka bërë punë të mirë dhe vendosi të mos e shkarkojë. Federata e Futbollit të Iranit ia ka vazhduar kontratën selektorit Ghalenoei.
Federata e Futbollit e Iranit ka konfirmuar se Ghalenoei do të drejtojë skuadrën në përgatitjet për Kupën e Azisë 2027, e cila do të zhvillohet në Arabinë Saudite. Në Kupën e Azisë, Irani është në Grupin C së bashku me Sirinë, Kirgistanin dhe Kinën. 62-vjeçari është selektor i Iranit nga viti 2023. Irani në Botëror i kishte tri barazime.
