Punimet në gjysmën e parë të rrugës “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë kanë përfunduar, ndërsa kjo pjesë e rrugës do të rikthehet në funksion për qarkullimin e automjeteve. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka falënderuar qytetarët për durimin dhe mirëkuptimin gjatë kohës sa kanë zgjatur punimet.
“Faleminderit qytetarëve për mirëkuptimin gjatë punimeve. Punimet në gjysmën e parë të rrugës ‘Fehmi Lladrovci’ përfunduan. Sonte hapet rruga!”, ka shkruar Rama. Sipas njoftimit, hapja e kësaj pjese të rrugës pritet të lehtësojë qarkullimin në këtë zonë, ndërsa punimet në pjesën tjetër do të vazhdojnë sipas planit të paraparë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
