Tërheqja e 17 milionë eurove rrezikon shërbimet shëndetësore në

0%

Komuna e Ferizajt po përballet me kolaps në shëndetësi për shkak të tërheqjes së 17 milionë eurove nga buxheti për obligimet e kontratës kolektive. Situata po shkakton mungesë të barnave esenciale dhe rrezikon shërbimet emergjente, duke shkaktuar përplasje mes pushtetit lokal dhe opozitës.

Ja teksti me vetëm korrigjimet e gabimeve drejtshkrimore dhe gramatikore, pa shtuar asnjë fjalë: Tërheqja e rreth 17 milionë eurove nga buxheti i Komunës së Ferizajt për pagesën e obligimeve që rrjedhin nga kontrata kolektive pritet të ndikojë edhe në sektorin e shëndetësisë.

Përgjegjësit në këtë dikaster nënvizojnë se, pos që mund të ndikojë në kufizimin e ofrimit të shërbimeve, do të ketë ngecje edhe në investimet kapitale. “Mungesa do të vërehet në çdo njësi, në secilin sektor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Do ta kemi të pamundur blerjen e reagentëve për laborator, të pamundur blerjen e reagentëve edhe për punë efikase në stomatologji, mungesa e pjesshme e barnave esenciale na pamundëson, në kuptimin e marrjes së ampulave esenciale, edhe për emergjencën, edhe në kujdestarinë e natës, edhe për kujdesin paliativ në terren.

Pamundësia e blerjes së derivateve, si pasojë e penalizimit nga kontrata kolektive, do të dërgojë, sipas të gjitha gjasave, edhe në ndërprerjen e transportit të pacientëve me dializë për Spitalin Rajonal dhe, në të njëjtën kohë, edhe ndaljen e emergjencës së dytë për transportin e pacientëve nga Spitali Rajonal për në Prishtinë”, thotë Kemajl Emini, drejtor i Shëndetësisë në Ferizaj.

E opozita në Ferizaj thotë se pushteti nuk ka bërë planifikim të mirë të buxhetit dhe kontratën kolektive po e shfrytëzon si arsyetim. “Kjo ka ardhur për shkak të keqmenaxhimit dhe keqpërdorimit të projekteve të buxhetit të Komunës së Ferizajt. Edhe për këtë tash po e nxjerrin një arsyetim, për shkak se kontrata kolektive po na e merr buxhetin. Por është e pavërtetë.

Tash këtë në pah e nxjerr raporti i auditimit për vitin 2025 për Komunën e Ferizajt, ku 69 projekteve nuk u janë përfunduar pagesat me kohë. Paramendoni, deri në 6 vite është vonuar pagesa e projekteve dhe kjo tani është dërguar në përmbarues”, tha Brahim Osmani nga LVV.

“Realisht jemi shumë të shqetësuar për këtë situatë e cila është krijuar së fundmi në komunën tonë, sepse e dimë të gjithë që kontrata kolektive nuk është ajo që po e sjell komunën në dyert e përmbaruesit.

Kjo kontratë po përdoret vetëm si alibi, sepse e gjithë arsyeja për ndalimin e këtyre shërbimeve shëndetësore, ku po e pësojnë qytetarët e komunës tonë, është për shkak të keqmenaxhimit dhe të keqplanifikimit të buxhetit komunal”, theksoi Besnik Salihu nga LDK. Komuna shpreson në një zgjidhje nga niveli qendror sa i përket përmbushjes së obligimeve që sjell Kontrata Kolektive.

Burimi: Bota Sot