Ndërrim rolesh, Spitali i Prizrenit furnizon SHSKUK-në me stenta

0%

Nga: Arianita Hoti Shpërndaje në: Mungesa e stentave dhe materialit shpenzues në Klinikën e Kardiologjisë ka lënë në pritje pacientë që kishin terminë për ndërhyrje gjatë muajit qershor.

Ndonëse Klinika e Kardiologjisë është furnizuar me një sasi të materialeve, disa pacientë kanë thënë se ende nuk janë njoftuar për caktimin e terminit të ri Që nga fillimi i këtij viti, Qendra Klinike Universitare e Kosovës është përballur me mungesë të stentave dhe materialit shpenzues për ndërhyrjet kardiologjike.

Për pasojë, një numër pacientësh që kishin terminë të caktuar gjatë muajit qershor nuk kanë mundur t’i nënshtrohen procedurave të planifikuara. Siç ka mësuar KOHA, Klinika e Kardiologjisë para dy javësh është furnizuar me një sasi të stenave dhe materialit shpenzues. Megjithatë, pacientët që e kishin të caktuar operimin për në fillim të qershorit ende nuk janë kontaktuar për terminin e ri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Këtë e konfirmon edhe një familjar i një pacienti në kushte anonimiteti. Edhe Arbëri 7 muaj më parë Gara për kryetar të PDK-së, Hoxhaj përballë Hamzës “Në javën e parë të qershorit prindi e ka pasur operimin. Na kanë njoftuar se duhet të presim për shkak të mungesës së stentave. Tash ka kaluar gati një muaj nga data e caktuar dhe ende nuk kemi marrë asnjë njoftim se kur mund të operohet.

Me zemrën nuk bëhet shaka”, ka thënë ai. Ndërkohë një pacient, i cili operimin e kishte të caktuar para dy javësh, thotë se nuk ka arritur t’i nënshtrohet ndërhyrjes në datën e planifikuar. “Kam shkuar në ditën kur e kam pasur terminin dhe më kanë thënë se operimi shtyhet për disa ditë. Kanë kaluar dy javë dhe ende nuk jam njoftuar se kur e kam terminin e ri”, ka thënë ai.

Për shkak të mungesës së stentave, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës është detyruar të kërkojë furnizime me sasi të vogël edhe nga Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit. Në fakt, është SHSKUK-ja ajo që duhet të furnizojë spitalet. “Më 12 qershor e kemi furnizuar SHSKUK-në me 20 lloje të ndryshme të stentave”, thuhet në një përgjigje nga Spitali i Prizrenit.

Edhe Arbëri 7 muaj më parë Hoxhaj kërkon shtyrjen e Konventës së PDK-së: Partia ka nevojë për drejtim të ri, jo skema të vjetra Edhe në muajin mars të këtij viti, KOHA pati raportuar se Klinika e Kardiologjisë ishte furnizuar nga Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit me 231 stenta, 130 kateterë diagnostikë dhe 115 balona, për të tejkaluar mungesën e materialeve.

KOHA ka dërguar pyetje në QKUK për të mësuar se si qëndron aktualisht furnizimi me stenta dhe materiale shpenzuese, sa pacientë kanë mbetur pa u trajtuar gjatë muajit qershor për shkak të mungesave dhe nëse ka nisur kontaktimi i pacientëve të cilëve u janë shtyrë ndërhyrjet. Por, nuk ka marrë përgjigje tash e sa ditë.

Burimi: Koha