Daliç: I paguam shtrenjtë gabimet

0%

Kroacia u mposht nga Anglia me rezultat 4:2 në një nga ndeshjet më interesante të xhiros së parë të Kampionatit Botëror, të zhvilluar në Dallas. Selektori i Kroacisë Zlatko Daliç tha se kjo humbje mund të ndikojë në rrjedhën e turneut dhe se ekipi duhet të përqendrohet menjëherë te ndeshjet e ardhshme. “Ky ndeshje e drejton rrjedhën e turneut dhe nuk është mirë kur e humb.

Dy ndeshjet e ardhshme janë shumë më të rëndësishme dhe duhet të përgatitemi mirë. Nuk ishte keq nga ana jonë, por i paguam shtrenjtë gabimet ”, tha Daliç. Ai veçoi problemet në mbrojtje, sidomos te goditjet standarde: “Më të dobët kemi qenë te ndërprerjet, ku pranuam dy gola. U kthyem në lojë, por goli i tretë na e shoi shpresën.

Pas kësaj nuk kishte më kthim”/ Daliç gjithashtu theksoi se në fazën ofensive Kroacia kishte momente të mira, por ndaj Anglisë nuk lejohet hapësirë në mbrojtje. “Ishim të mirë në sulm, por kundër një ekipi si Anglia nuk mund të hapesh plotësisht. Kjo u pa në fund kur pranuam edhe golin e katërt”, shtoi ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mbrojtësi Joshko Gvardiol tha se problemi kryesor ishte mungesa e përqendrimit në momentet vendimtare. “Nuk është mirë, u kthyem dy herë në lojë, i dimë cilësitë e tyre, por nuk ishte e mjaftueshme. Mungesa e përqendrimit te goli i tretë na kushtoi. Ende asgjë nuk ka mbaruar” , deklaroi Gvardiol.

Burimi: Bota Sot