Arrestohet një 33-vjeçar në Kaçanik, sulmoi dhe kanosi prindërit

0%

Të dielën, më , policia ka arrestuar një 33-vjeçar në Kaçanik, nën dyshimin se kishte sulmuar dhe kanosur prindërit e tij. Policia përmes një njoftimi ka bërë të ditur se prindërit janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik për trajtim mjekësor.

“Më datë , rreth orës , policia në Kaçanik ka pranuar një njoftim për një mosmarrëveshje ndërmjet disa personave në një rrugë në qytetin e Kaçanikut.

Njësitë policore kanë reaguar menjëherë, duke dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë mësuar se një person ka sulmuar dhe kanosur prindërit e tij, të cilët janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik për trajtim mjekësor dhe procedura të mëtejshme në stacionin policor, ndërsa është intervistuar edhe një dëshmitar i rastit”, thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Edhe i dyshuari ka pranuar tretman mjekësor, pasi kishte deklaruar se nuk ndihej mirë”, thekson më tej Policia. Sipas njoftimit, me rastin janë marrë Njësia për Hetimin e Dhunës në Familje dhe hetuesit policor.

“Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, është iniciuar rasti për veprat penale “Sulm” dhe “Kanosje”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”.

Burimi: Kallxo