Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në afërsi të zonës së Viroit, ku janë përplasur një motomjet me targa greke EOK 435, i drejtuar nga Jorland Koçi, dhe një kamion me targa AB236YG, që drejtohej nga shtetasi Edlir Kore.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të dëmtimeve të rënda në këmbë, mjekët kanë vendosur transferimin e tij drejt Tiranës me helikopter për trajtim më të specializuar.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor ka nisur veprimet procedurale për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Gjirokastër/ Informacion paraprak Rreth orës , në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, automjeti tip kamion me drejtues shtetasin E.
K., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin grek J. K., 34 vjeç. Si pasojë është dëmtuar 34-vjeçari, i cili është transportohet me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar dhe momentalisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit tip kamion, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
