Messi ia dhuron Baggios fanellën pas fitores ndaj Zvicrës

0%

Shpërndaje në: Ylli argjentinas, Lionel Messi, ia ka dhuruar legjendës italiane, Roberto Baggio, fanellën që e barti në çerekfinale kundër Zvicrës. Argjentina të dielën në mëngjes e mposhti Zvicrën 3:1 dhe siguroi avancimin në gjysmëfinale të Botërorit. “Faleminderit Leo për dhuratën e çmuar dhe për dashurinë tënde.

Të dua shumë miku im”, ka shkruar Baggio, fituesi i Topit të Artë të vitit 1993. Raporti i Messit me Baggion daton që nga viti 2010, kur ata u takuan në Barcelonë falë Pep Guardolës, i cili ishte shok skuadre i Baggios te klubi italian Brescia. Dhuratë, fanellën e Messit e mori edhe sulmuesi i Zvicrës, Johan Manzambi.

Burimi: Koha