Në kuadër të Vitit Ndërkombëtar të Kullotave dhe Barinjve, shpallur nga OKB, një grup ekspertësh dhe akademikësh kanë nisur një tur takimesh në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor me qëllim mbrojtjen e ekosistemeve malore dhe shpëtimi i asaj që UNESCO e njeh si “Trashëgimia Jomateriale Biokulturore e Transhumancës”. Por realiteti shqiptar paraqitet problematik.
Ekspertët dhe blegtorët e pranishëm në këtë takim rajonal kanë ngritur shqetësimet e këtyre 30 viteve. “Mungojnë laboratorët veterinerë ”, shprehen ata. Sipas blegtorëve ka një rënie drastike prej 50% të numrit të krerëve të bagëtive.
Mungojnë laboratorët veterinerë për diagnostikimin në kohë të sëmundjeve, nuk ka programe të rregullta vaksinimi dhe infrastruktura në kullota është inekzistente. Kompensimi per krere, shitja e produkteve dhe e mishit gjithashtu paraqitet kaotike.
