Kosova mëson kundërshtarët e plejofit për Botërorin 2027

0%

Shpërndaje në: Futbollistet e Kosovës do të luajnë kundër atyre të Austrisë në raundin e parë të plejofit për kualifikim në Kupën e Botës 2027. Botërori i vitit të ardhshëm te futbollistet zhvillohet në vitin e ardhshëm në Brazil. Në rast të fitores ndaj austriakeve, Kosova do të përballet me fituesin e ndeshjes Izraeli – Zvicra. Ndeshjet me Austrinë luhen më 7 dhe 13 tetor të këtij viti.

Ndërkohë, ndeshjet e raundit të dytë luhen më 26 nëntor dhe 5 dhjetor. Kosova e siguroi plejofin për kualifikim në Botëror nëpërmjet Ligës C. Përfundoi e para në Grupin 2 me 15 pikë, sa kishte edhe Kroacia e vendit të dytë, por “Dardanet” patën goldallim më të mirë. Me vendin e parë në këtë grup, Kosova e siguroi edhe avancimin në Ligën B.

Burimi: Koha