Rrugëtimi i Vllaznisë së femrave, zbulohen kundërshtaret në Champions

0%

Vllaznia e femrave e nis aventurën në Ligën e Kampioneve nga turi i dytë. Shorti u hodh sot dhe vajzat kuqeblu kanë mësuar rivalët e mundshëm. Vllaznia do të përballet në gjysmëfinale pasi kundërshtari të jetë mësuar nga dy sfida të mëparshme. Më saktë Spartak Myjava do presë fituesin e Tallina FC Flora-Mgarr Junajtid.

Pra një nga këto tre emra sfidohet nga Vllaznia në gjysmëfinalen e turit të dytë kualifikues. Më pas nëse shkon në finale, Vllaznia do të presë verdiktet e një tjetër grupi. Bëhet fjalë për qipriotet e Apollon Ladies që njësoj si Vllaznia, presin të mësojnë kundërshtarin e tyre pas përballjeve mes KKS Czarni Sosnovies-Nike dhe Atholone Taun-ZFK Skopje.

Sfida gjysmëfinale rezervohet më 5 gusht. Finalja ndërkohë është më 8 gusht.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot