Një vit kohë për Kosovën: A do të sigurohet ftesa për samitin e

0%

Kosova e humbi mundësinë që këtë vit të jetë pjesë e samitit të NATO-s, ndërsa Tirana ka siguruar rolin e nikoqires për vitin e ardhshëm, duke u kthyer në qendrën e vëmendjes për agjendën euroatlantike në rajon.

Samiti i ardhshëm në Tiranë shihet si një mundësi e re diplomatike për Kosovën, por edhe si një test për aftësinë e institucioneve të saj për të ndërtuar aleanca dhe për të avancuar rrugën drejt strukturave euroatlantike.

Nëse Kosova do të arrinte të siguronte pjesëmarrjen në samitin e NATO-s në Tiranë dhe, përmes këtij forumi, të krijonte hapësirë për të diskutuar avancimin e kandidaturës së saj për anëtarësim në Aleancën Veriatlantike, kjo do të përbënte një zhvillim me rëndësi të veçantë strategjike dhe diplomatike, shkruan AP.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një hap i tillë do të shënonte përparim në përpjekjet e Kosovës për t’u afruar me strukturat euroatlantike dhe do të forconte pozitën e saj në fushën e sigurisë rajonale. Megjithatë, rruga drejt anëtarësimit në NATO mbetet e lidhur me një sërë faktorësh politikë dhe proceduralë, përfshirë konsensusin e të gjitha shteteve anëtare të Aleancës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com