Tahiri: Kosova me gjysmë qeveri, diplomaci të heshtur dhe ekonomi

0%

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri ka vlerësuar se vendi ndodhet në një situatë të rëndë politike dhe ekonomike, duke bërë thirrje për krijimin e institucioneve të reja përmes pajtimit mes partive kryesore.

Tahiri, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka deklaruar se Kosova po përballet me një sërë sfidash, duke përmendur funksionimin e pjesshëm të institucioneve, izolimin ndërkombëtar, mungesën e aktivitetit diplomatik dhe gjendjen e ekonomisë.

“Kosova me gjysmë qeveri e president, e izoluar, diplomacia e heshtur, ekonomia përtokë – vetëm krijimi i institucioneve të reja me pajtim politik të partive kryesore mund ta nxjerrin vendin tonë nga kjo gjendje e mjerueshme”, ka shkruar Tahiri. Ajo nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me mënyrën se si, sipas saj duhet të arrihet pajtimi politik mes partive parlamentare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi