Jemi të sigurt kur ju themi se këto ditë vere, më shumë kohë keni shpenzuar në Instagram, duke parë shkrepje nga deti. E në fakt, edhe ne, si të gjithë ju, kemi ndeshur me shkrepjet që VIP-at tanë na kanë sjellë nga pushimet e tyre. Disa me familjen, disa me partnerët, të gjithë në poza shumë të relaksuara.
Është kjo tabloja që na kanë ofruar këtë jave dhe natyrisht që ne nuk mund të rrinim pa ja u servirur edhe njëherë në faqet tona. AMI DHE ERMALI Dyshja e njohur e ekranit, prej disa vitesh na sjellin në rrjetet e tyre socaile copëza nga pushimet që bëjnë. Gjithnjë me ta janë fëmijët e tyre, miq dhe një atmosferë vërtet e mirë.
Të paktën kjo është ajo që duket nga videot dhe fotot që ata vetë postojnë. Çifti ka zgjedhur një resort luksoz në Turqi, për të shijuar disa ditë të tjera pushimet. Këto nuk janë pushimet e para të tyre për këtë verë dhe jemi të sigurt që nuk do të jenë as të fundit për këtë sezon.
ADROLA DUSHI Pas festës së madhe që modelja organizoi për ditëlindjen e saj, tashmë kanë nisur edhe pushimet. Adrola Dushi ka marrë djalin e saj dhe ka nisur pushimet e saj në një resort në Turqi. Duket se këto pushimet janë ekskluzive mes saj dhe djalit të saj, Troit. Është e pashmangshme mos të vëmë re sharmin e miss-it, që vijon të mbetet ndër femrat më të bukura të vendit tonë.
ALBANI DHE MIRIAMI Një verë e ngjeshur edhe për Albanin e Miriamin. Kantautori do të ketë një sezon të ngjeshur ku nuk do të mungojnë produksionet e reja, por edhe koncertet e shumta që do të ketë. Por përpara të gjithave, duket se ai ka gjetur pak kohë që të pushojë me familjen e tij. Një restort luksoz në Turqi ka qenë edhe zgjedhja e tyre.
E natyrisht që nuk kanë si të mungojë në këto ditë edhe dy fëmijët e çiftit, duke e bërë tablonë familjare edhe më të bukur. FIFI Pak kohë për pushim edhe për Fifin. Verën e shkuar, ajo pati një sezon jo dhe shumë të mirë, duke u ankuar edhe publikisht për pronarët e club-eve që nuk e kishin ftuar ashtu si ajo priste.
Megjithatë, ky sezon pritet të jetë më i mirë për të, pas projekteve të ndryshmeve që ka pasur gjatë vitit. Por, deri sa gjithçka të nisë me vrull, ajo ka gjetur kohë të pushojë së bashku me Adisin dhe vogëlushin e tyre. Ashtu dhe si mund të dallohet, ata kanë përzgjedhur jugun e vendit për një arratisje të shkurtër. VESA LUMA Vesa Luma këtë verë po pozon e transformuar.
Këngëtarja, e cila muajt e fundit ka humbur disa kilogram, tashmë nuk ka asnjë ndrojtje që të postojë me bikini. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Big Basta shoqërohen në këto ditë të nxehta vere edhe nga djali i tyre. Duket se pas një viti të ngjeshur, familja ka gjetur pak kohë për të shijuar verën, por edhe shoqërinë e njëri-tjetrit.
Jemi të sigurt që shumë shpesh, të tre do t’i shohim në udhëtimet e tyre përgjatë verës.
