Talenti i Meksikës befasoi në tribunat e ndeshjes Angli – Norvegji,

0%

Ylli i ri i futbollit meksikan, Gilberto Mora, tërhoqi vëmendjen gjatë çerekfinales së Kupës së Botës mes Anglisë dhe Norvegjisë, e cila përfundoi me fitoren 2-1 të anglezëve pas një përballjeje dramatike.

Talenti meksikan ishte i pranishëm në stadium, por ajo që habiti më shumë ishte fakti se ai mbështeti hapur Norvegjinë gjatë gjithë ndeshjes. pic.twitter.com/C4GUHVBbA4 — Out Of Context Football (@nocontextfooty) July 12, 2026 Mora u pa i veshur me fanellën e përfaqësueses norvegjeze dhe në një moment iu bashkua edhe tifozëve skandinavë në këngën e tyre të famshme “Viking Row”, duke krijuar një moment që u bë shpejt viral në rrjetet sociale.

Mbështetja e tij për Norvegjinë nuk ishte rastësore, 16-vjeçari ka një lidhje të veçantë me yllin norvegjez Erling Haaland. Të dy futbollistët përfaqësohen nga e njëjta agjente, Rafaela Pimenta, e cila menaxhon karrierën e disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror. Kjo lidhje duket se ka ndikuar që Mora të jetë në anën e Norvegjisë në këtë përballje të madhe të Kupës së Botës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi