“Isha gati të dilja në skenë, por stuhia na shkatërroi pajisjet”,

0%

Rita Ora u përball me një të papritur pak para se të ngjitej në skenë në festivalin Gozo në Spanjë, pasi kushtet e këqija atmosferike detyruan anulimin e performancës së saj.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare kishte përgatitur gjithçka për daljen para publikut dhe ishte veshur për koncertin, por stuhia e fortë dëmtoi pajisjet teknike të grupit të saj muzikor, duke e bërë të pamundur zhvillimin e shfaqjes.

Rita Ora/Insta Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Rita u shpjegoi fansave situatën, duke treguar se shiu kishte dëmtuar instrumentet, kabllot dhe mikrofonat e ekipit të saj. “Jam gati për të performuar, por fatkeqësisht pajisjet tona janë dëmtuar dhe nuk mund të dalim në skenë”, u shpreh artistja, ndërsa kërkoi mirëkuptimin e fansave që prisnin koncertin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rita Ora premtoi se do të rikthehet së shpejti në Spanjë për të performuar dhe për t’ua shpërblyer fansave këtë anulim të papritur.

Burimi: Telegrafi