Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Mbajeni fjalën ose paguajeni çmimin

0%

Kryenegociatori i Iranit, Mohammad Baqer Qalibaf, i ka paralajmëruar SHBA-të se do të “paguajnë çmimin” nëse nuk i përmbahen një marrëveshjeje të nënshkruar midis dy vendeve. “Epoka e marrëveshjeve të njëanshme ka mbaruar. Ne ju thamë: mbajeni fjalën ose paguani çmimin. Realiteti po troket”, shkroi ai në X. The era of one-sided deals is OVER. We told you: keep your word or pay the price.

Reality is knocking. pic.twitter.com/B97ogCYGaj — محمدباقر قالیباف | MB Ghalibaf (@mb_ghalibaf) July 12, 2026 Kjo vjen pasi përshkallëzimi i fundit midis Iranit dhe SHBA-së hodhi dyshime të mëtejshme mbi të ardhmen e një marrëveshjeje të përkohshme të nënshkruar muajin e kaluar me qëllim përfundimin e luftës.

Një seri sulmesh midis SHBA-së dhe Iranit gjatë disa ditëve të fundit e shtynë presidentin Donald Trump të deklaronte fundin e një armëpushimi që synonte të ndalonte luftimet. Përshkallëzimi pasoi disa sulme ndaj anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi