Haaland krenar pas eliminimit: E vendosëm Norvegjinë në hartën e

0%

Erling Haaland u shpreh krenar për rrugëtimin historik të Norvegjisë në Kupën e Botës 2026, pavarësisht eliminimit në çerekfinale nga Anglia me rezultatin 2-1 pas vazhdimeve. Sulmuesi i Manchester City nuk arriti të shënojë ndaj Anglisë, por kishte qenë një nga protagonistët kryesorë të turneut, me 7 gola në 5 ndeshje, duke ndihmuar Norvegjinë të rikthehej në Botëror pas 28 vitesh.

“Mendoj se mënyra se si e vendosëm Norvegjinë në hartë është ajo që më prek më shumë. Shpresojmë që tani të ndërtojmë diçka të madhe në Europianë dhe Kupa Bote,” tha Haaland. Ylli norvegjez beson se ky sukses mund të frymëzojë brezin e ri të futbollistëve në vendin e tij. “Kjo ndryshon Norvegjinë dhe ndryshon edhe mua.

Kemi treguar se është e mundur të jesh një nga kombet më të mëdha të futbollit në botë,” shtoi ai. Haaland gjithashtu lavdëroi Jude Bellingham, i cili shënoi dy golat e Anglisë në fitoren ndaj Norvegjisë. “Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë. Anglia është me fat që ka një lojtar si Jude,” deklaroi sulmuesi norvegjez.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Trajneri i Norvegjisë, Ståle Solbakken, pranoi se Haaland ishte i lodhur pas një turneu të ngarkuar. “Ai dha gjithçka. Shënoi 7 gola në 5 ndeshje. Ishte një Botëror fantastik për të,” tha Solbakken.

Pavarësisht eliminimit, Norvegjia largohet nga Kupa e Botës 2026 me një arritje historike, duke rikthyer besimin te futbolli norvegjez dhe duke krijuar shpresë për një të ardhme më të madhe në skenën ndërkombëtare, sipas AFP.

Burimi: Bota Sot