Ekskluzive | I vodhi rreth 600 euro nga arka e “AWP Gaming”, kamerat

0%

Një vjedhje e raportuar në një lokal të lojërave kompjuterike në Fushë Kosovë është zbardhur pas analizimit të kamerave të sigurisë dhe punës hetimore të Policisë, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti ishte raportuar më 26 qershor, kur B.

D. rreth 32-vjeçar kishte njoftuar Policinë se nga arka e lokalit “AWP Gaming”, në rrugën “Nënë Tereza”, mungonin rreth 600 euro, që përfaqësonin të hyrat e afërta të një jave. Pas shqyrtimit të pamjeve të kamerave të sigurisë, pronari kishte vërejtur se më 25 qershor, rreth orës , një person kishte marrë paratë nga arka.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se, pas veprimeve intensive operativo-hetimore dhe sigurimit të provave materiale, hetuesit e Stacionit Policor në Fushë Kosovë kanë arritur ta identifikojnë si të dyshuar Valentin Haxhikadrin rreth 44-vjeçar . I dyshuari është intervistuar më 10 korrik në prani të avokatit mbrojtës, ku ka pranuar se e kishte kryer vjedhjen për të cilën po hetohej.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me vendim të Prokurorit kujdestar, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa është dërguar në Qendrën e Ndalimit. Hetimet për rastin kanë përfunduar dhe pritet vazhdimi i procedurave penale ndaj të dyshuarit. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Burimi: sinjali.com