Trajnerët po ikin njëri pas tjetrit pas eksperiencave në Botëror. Largimi i radhës zyrtar është i Pape Thiaw nga Senegali. Senegali njoftoi shkarkimin e tij, ndërsa nuk ka kapërdirë eliminimin nga Belgjika në fazën 1/16. Megjithatë kjo nuk duket se të jetë arsyeja e vetme. Presidenti i federatës do të paraqitet nesër para mediave për të dhënë sqarime të tjera.
Sa i përket pasuesit është emri i Patrik Vieiras që del në skenë. Tekniku 50-vjeçar drejtoi për herë të fundit Xhenoan në Seria A. I lindur në Senegal, ish-mesfushori përfaqësoi Francën dhe madje ka fituar një Botëror në karrierën e tij. Numri i trajnerëve të larguar shkon në 16.
Kjo shifër është e paprecedent sa i përket Botërorit. 16 TRAJNERË TË LARGUAR Havier Aguirre (Meksikë) Roberto Martínez (Portugali) Julian Nagelsman (Gjermani) Ronald Kuman (Holandë) Karlos Kueiroz (Gana) Hong Mjung-bo (Koreja e Jugut) Stiv Klark (Skoci) Miroslav Kubek (Çeki) Xhamal Selami (Jordani) Sabri Lamushi (Tunizi) Zlatko Daliç (Kroaci) Sebastian Bekaçese (Ekuador) Marcelo Bielsa (Uruguai) Hugo Bros (Afrika e Jugut) Herve Renard (Tunizia) Pape Thiaw (Senegal)
