Gruevski mohon pronësinë e apartamenteve të konfiskuara: Nuk kanë

0%

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka mohuar në rrjetet sociale se apartamentet e sekuestruara në rastin “Parcelat në Vodno” janë të tijat. Apartamentet e Gruevskit dalin në shitje, çmimi mesatar për metër katror është mbi 3.400 euro Ai thotë se e gjitha kjo është pjesë e një gjyqi të montuar politik të motivuar nga ish-kryeministri Zoran Zaev.

“Herë pas here, të njëjtat media publikojnë tituj dhe artikuj se gjoja apartamentet e mia janë sekuestruar dhe janë në shitje.

Dhe, herë pas here, jam i detyruar të mohoj se ato apartamente nuk kanë qenë kurrë të miat dhe se e gjithë kjo është rezultat i një gjyqi kriminal të motivuar politikisht në të cilin qëllimi dhe motivet ishin politike dhe personale, që rrjedhin nga frika dhe urrejtja e kriminelit dhe tradhtarit të interesave kombëtare maqedonase Zoran Zaev.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Fatkeqësisht, sot Zoran Zaev, duke investuar paratë e tij të përvetësuara në Dubai, Taxhikistan, Zvicër, Greqi dhe vende të tjera anembanë botës, dhe herë pas here duke pushuar në një jaht luksoz në Greqi, ende nuk i ndjen pasojat e krimeve të tij jo vetëm kundër meje, por edhe kundër Republikës së Maqedonisë dhe maqedonasve”, shkruan ai.

Kujtojmë se ditë më parë u bë publik informacioni se pronat e Gruevskit do të dalin në shitje në një ankand publik, teksa çmimi i tyre mesatar për metër katror kap shifrën e mbi 3.400 euro.

Burimi: Telegrafi