Koncerti i Kanye West në Tiranë u shoqërua edhe me një moment që mori vëmendje në rrjetet sociale. Gjatë eventit, një pjesë e publikut nisi të thërriste në kor “Rama, jepe dorëheqjen”, ndërsa pamjet u shpërndanë gjerësisht në platforma të ndryshme. Thirrjet u dëgjuan ndërsa koncerti ishte në zhvillim, në një kohë kur organizimi i eventit kishte ngjallur debate publike për financimin e tij.
Screenshot/TikTok Qeveria shqiptare ka mbrojtur vendimin për të mbështetur koncertin, duke argumentuar se ai pritet të ketë ndikim pozitiv në promovimin e vendit dhe turizëm. Paralelisht me koncertin, në Tiranë u zhvillua edhe një protestë qytetare, ku pjesëmarrësit shprehën kundërshtimet e tyre për çështje të ndryshme, përfshirë organizimin e eventit.
Sipas pamjeve të publikuara nga media dhe rrjetet sociale, një pjesë e thirrjeve të protestuesve u dëgjuan edhe në ambientet e koncertit. Koncerti i Kanye West ishte një nga ngjarjet muzikore më të komentuara të verës në Shqipëri, duke tërhequr mijëra spektatorë dhe vëmendje të madhe si në mediet vendase ashtu edhe në ato ndërkombëtare.
