Hetimi i SPAK për pronën e projektit në Zvërnec, ekonomisti i njohur

0%

Në lidhje me hetimin që ka ndërmarrë SPAK për pronat që përfshijnë projektin ku do të ndërtohet resorti luksoz prej 1.6 miliardë dollarësh ka reaguar edhe ekonomisti i njohur amerikane, Steve Hanke.

Në një postim në rrjete sociale, ai përmend faktin se biznesmeni Artur Shehu që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) akuzohet se ka falsifikuar aktet e pronësisë së tokës që ka shitur për projektin.

Më tej, ai shkruan se “në Shqipëri, korrupsioni vjen me territorin” “Prokurorët shqiptarë akuzojnë biznesmenin Artur Shehu për përdorim të akteve të falsifikuara të pronësisë për të shitur tokë për projektin e resortit luksoz prej 1.6 miliardë dollarësh të dhëndrit të Trump, Jared Kushner. NË SHQIPËRI, KORRUPSIONI VJEN ME TERRITORIN.”, ka shkruar ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot