Shpërndaje në: Një burrë dhe një grua me shtetësi të huaj, kanë raportuar se u janë grabitur një shumë parash në orët e para të së premtes në Prishtinë, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ata ndodheshin në një parking derisa 5-6 persona në kërëcënimin e armës e thikës ua kanë grabitur të hollat.
“Dy viktima me shtetësi të huaj, kanë raportuar se derisa kanë qenë në një parking, 5-6 persona të dyshuar dy prej tyre nën kërcënimin e armës –thikës ja u kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar në drejtim t panjohur”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. Rasti është iniciuar si “Grabitje” dhe po hetohet nga njësitë kompetente.
