Kasolli “thumbon” Osmanin: A e pyete Kurtin për takimin sekret me

0%

Analisti politik Afrim Kasolli, ka ironizuar presidenten Vjosa Osmani pas takimit të saj me kryeministrin Albin Kurti. Ai ngriti pyetjen nëse Osmani e ka pyetur Kurtin për përmbajtjen e takimit tetëorësh me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, në praninë e Miroslav Lajçak.

Sipas Kasollit, Osmani më herët kishte deklaruar se nuk ishte informuar për atë takim, ndaj tani kishte mundësinë t’i kërkonte sqarime kryeministrit. Postimi i plotë: U shtruan shume pandehma se cka mund te pritet nga ky takim mbi dy ore. Sidomos kur marrim parasysh faktin se te dy palet u deklaruan se kane vullnet per t’i vazhduar takime te tilla.

Megjithatë, nje gje nuk u be e qartë se a ka pyetur Vjosa Osmani kryeministrin Kurti se çfare ka biseduar per 8 ore me presidentin serb Aleksandër Vuçiq ne prani te Mirosllav Lajçak-ut, pasi e njejta pat deklaruar se ne cilesine e presidentes nuk ishte informuar per permbajtjen e atij takimi sekret.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Keshtu qe tash te pakten e ka pasur shansin t’i kërkojë llogari kryeministrit Kurti per takimet sekrete me kryetarin serb.

Burimi: Bota Sot