Kapiteni i Zvicrës Granit Xhaka, është dukur tejet i dëshpëruar pas eliminimit nga Kupa e Botës. Pas ndeshjes, ai u shfaq duke diskutuar me dy ish-futbollistët e tjerë shqiptarë të kombëtares zvicerane, Valon Behramin dhe Blerim Xhemajlin. Pamjet i ka siguruar drejtori i Sportit në Artmotion, Arlind Sadiku. Helvetikët nuk ia dolën ta mundin Argjentinën në çerekfinale.
“Nati” nga minuta e 72-të ishte me një futbollist më pak, pasi Breel Embolo u përjashtua nga loja. Skuadra e drejtuar nga Murat Yakin, u mposht me rezultat 3:1 pas vazhdimeve.
