Ali Hetemi fiton me nokaut në Basel

0%

Në Grand Casino Basel u zhvillua eventi i boksit “Sparkling Boxing”, i organizuar nga Arnold Gjergjaj, ndërsa Avdyl (Dyli) Salihu ishte ndërmjetësuesi i mbrëmjes. Boksieri shqiptar Ali Hetemi, me prejardhje nga Lugina e Preshevës dhe që jeton e vepron në Heilbronn të Gjermanisë, arriti një fitore të madhe ndaj boksierit nga Venezuela, Robinson Garcia, duke e nokautuar në raundin e tretë.

Pas këtij triumfi, Hetemi është ngjitur ndjeshëm në renditjen botërore, duke u pozicionuar në vendin e 114-të. Ky klasifikim i hap rrugën për të synuar duele edhe më të mëdha në të ardhmen, përfshirë mundësinë për të luftuar për tituj të rëndësishëm ndërkombëtarë dhe për të marrë oferta më prestigjioze.

I kënaqur me paraqitjen e boksierit të tij u shpreh edhe menaxheri Avdyl (Dyli) Salihu, i cili theksoi se ka plane ambicioze për karrierën e Hetemit. “Ali Hetemi është një boksier shumë cilësor, por fatkeqësisht në të kaluarën nuk ka pasur një menaxhim që t’i qëndronte pranë dhe të punonte në mënyrë profesionale. Me babain e tij, Mizan Hetemi, kemi marrëdhënie shumë të mira.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai e njeh mirë këtë sport dhe besoj se, së bashku me mbështetjen e tij dhe të sponsorëve, do ta çojmë Alin shumë shpejt në nivelet më të larta të boksit profesionist” , deklaroi Salihu. Ali Hetemi deri më tani ka 12 fitore dhe asnje humbje, ndërkohë qe ka fituar edhe dy tituj të federatës WBF, ndërsa synimi i radhës mbetet depërtimi në mesin e 100 boksierëve më të mirë në botë.

Burimi: Bota Sot