Shpërndaje në: Do të luhen të paktën edhe 30 minuta për ta caktuar gjysmëfinalisten e fundit të Botërorit. Pas 90 minutave lojë në ndeshjen mes Argjentinës dhe Zvicrës, rezultati është 1:1. Alexis Mac Allister shënoi me asistim të Lionel Messit për epërsinë 1:0 të Argjentinës në minutën e 10-të. Zvicra barazoi në 1:1 në minutën e 67-të, ndërsa realizator ishte Dan Ndoye.
Por vetëm pesë minuta më pas “helvetikët” mbetën me një lojtar më pak në fushë. Breel Embolo mori kartonin e dytë të verdhë për simulim. Argjentina në fund u hodh në sulm, por pa shënuar golin e fitores.
