Familja e veprimtarit Haki Imeri ka reaguar me një deklaratë publike, duke akuzuar udhëheqjen aktuale të LDK-së se është shkëputur nga interesat e qytetarëve dhe votuesve të saj. Sipas reagimit, drejtuesit e partisë po veprojnë nën ndikimin e grupeve të lidhura me PDK-në, ndërsa po neglizhohet kujtesa dhe sakrifica e veprimtarëve të LDK-së.
Në deklaratë thuhet se e vërteta nuk mund të fshihet përgjithmonë dhe se, pavarësisht vonesave, drejtësia do të triumfojë. Familja thekson se kujtesa për viktimat dhe veprimtarët e LDK-së nuk do të zbehet dhe se e vërteta, sipas tyre, do të dalë në dritë.
Shkrimi i plotë: -Miq, -LDK-ja e sotme nuk degjon më zerin e qytetarit. -Krerët e saj nuk përfaqësojnë interesat e popullit, madje as besimin e votuesve të saj më besnikë. -Ata janë shndërruar në vegla të grupeve kriminale të PDK-së. -Këtë e dimë të gjithë. -Disa i shërbejnë një klani, paramilitar disa një tjetri. -Disa janë afër Hashim Thaçit, të tjerë afër Sami Lushtakut. -Por asnjëri nuk është pranë qytetarit dhe votuesit të LDK-së. -Ata burra e gra që dikur ishin shënjestër e SHIK-ut, per tri dekada po tentohet te shtyhen drejt harresës. -Emrat e tyre nuk mbulohen me heshtje.
Sakrifica e tyre nuk zbehet kurre. – Historia po tentohet të shkruhet, me genjeshtra ndërsa e vërteta të varroset. -Një rol të madh në këtë proces e luajnë pikërisht ata që kurrë nuk ishin LDK, por që e drejtojnë këtë parti sipas “udhëzimeve” të atyre që vranë figurat e LDK-së dhe organizuan atentat ndaj Presidentit Ibrahim Rugova. -Bashkërendimi i veprimeve të disa parashutisteve të LDK-së me Sami Lushtakun nuk është rastësi. -Ai synon ta godasë Kosovën aty ku dhemb më shumë: te ligji, te e vërteta dhe te kujtesa. -Sepse aty ku ligji hesht, krimi sundon. -Aty ku e vërteta mbytet, gënjeshtra bëhet pushtet. – Aty ku kujtesa fshihet, kriminelët shpëtojnë dhe viktimat vriten për herë të dytë. -Por kjo lojë nuk do të triumfojë. -Nuk do ta shpëtojnë as pazaret politike, as manovrat e momentit, as skenarët e errët të atyre që veprojnë nga prapaskena. -Sepse drejtësia mund të vonojë, por nuk dorëzohet. -E vërteta mund të sulmohet, por nuk mposhtet. -Kujtesa mund të sfidohet, por nuk zhduket. -Nuk ekziston forcë në këtë botë që mund ta mbajë përgjithmonë të fshehur te izoluar te frikesuar të vërtetën. – Ajo gjithmonë gjen rrugën për të dalë në dritë. -Drejtësia është vonuar.
Por drejtësia nuk fal. Ajo do te vjen. -Dhe sot, më shumë se kurrë, e vërteta po ngrihet mbi heshtjen. – Po triumfon mbi frikën. Po fiton mbi gënjeshtrën. -Sepse e vërteta nuk mund të vritet. Mund të vonohet, por kurrë të mposhtet.
