Anglia në gjysmëfinale, shkëlqen Bellingham

0%

Shpërndaje në: Anglia e ka fituar ndeshjen dramatike ndaj Norvegjisë për vend në gjysmëfinale të Kupës së Botës. Në orët e para të së dielës, Anglia fitoi 2:1, pas dy vazhdimeve nga 15 minuta. Jude Bellingham është hero i Anglisë. Ai i realizoi të dy golat. Andreas Schjelderup e kaloi në epërsi Norvegjinë në minutën e 36-të. Ai shënoi supergol.

Kur pritej që Norvegjia ta fitonte pjesën e parë, Jude Bellingham shënoi për 1:1. Ai realizoi në minutën e dytë shtesë. Por goli u vlerësua kundërthënës më pas, pasi topi kishte goditur një kabllo të kamerave kur ishte goditur nga portieri norvegjez. Më pas anglezët realizuan aksion dhe barazuan. Pjesa e dytë u dominua thuajse plotësisht nga Norvegjia.

Norvegjezët luftarakë shënuan gol që u anulua për faul dhe më pas goditën traversën. Shifrat megjithatë nuk ndryshuan. Edhe Botërori 2026 2 d. më parë Katër superfuqi të futbollit në çerekfinale, a do të ketë të tjera befasi? Kështu ndeshja shkoi në vazhdime. Dhe menjëherë në minutën e tretë të vazhdimit të parë, Bellingham e shënoi golin e gjysmëfinales.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai në fakt përfitoi nga një top i kthyer nga portieri i Norvegjisë, që nuk e kontrolloi atë pas një goditje nga distanca. Norvegjezët më pas bënë përpjekje për të barazuar rezultatin, por pa sukses. Kështu Anglia vazhdon në gjysmëfinale, ndërsa Norvegjia i jep fund Botërorit më të mirë në histori. Norvegjezët e udhëhequr nga Erling Haaland ishin befasia e këndshme e Botërorit.

Burimi: Koha