Anglia është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Norvegjinë me rezultat 2-1 pas vazhdimeve, në një çerekfinale dramatike. Norvegjia e nisi më mirë takimin dhe kaloi në epërsi në minutën e 36-të. Martin Odegaard asistoi për Andreas Schjelderup, i cili me një goditje të bukur nga jashtë zonës, me ndihmën e shtyllës, mposhti Jordan Pickfordin për 1-0.
Goli u konfirmua edhe pas rishikimit nga VAR. telegrafi.com Anglia reagoi në fundin e pjesës së parë. Në minutën e 45+2, Anthony Gordon gjeti bukur Jude Bellinghamin në zonë, ndërsa mesfushori i Real Madridit goditi me të parën për të barazuar rezultatin në 1-1.
Pak çaste më vonë, Harry Kane realizoi, por goli u anulua për pozitë jashtë loje. telegrafi.com Në pjesën e dytë, Norvegjia mendoi se kishte rikthyer epërsinë kur Torbjorn Lysaker Heggem shënoi në minutën e 55-të, por pas ndërhyrjes së VAR-it goli u anulua për një faull në ndërtimin e aksionit.
Skuadra skandinave vazhdoi të kërcënonte dhe goditi edhe traversën, por nuk arriti të gjente golin e dytë, ndërsa koha e rregullt u mbyll me rezultatin 1-1. Heroi i Anglisë u bë sërish Jude Bellingham.
Në minutën e 93-të të vazhdimeve, pas një pritjeje fantastike të portierit Orjan Nyland ndaj goditjes me kokë të Harry Kanes, topi u kthye te Bellinghami, i cili nuk gaboi dhe e dërgoi në rrjetë për rezultatin 2-1. telegrafi.com “Tre Luanët” patën mundësinë ta mbyllnin përfundimisht sfidën në minutën e 99-të, kur gjyqtari Clement Turpin akordoi penallti për Anglinë.
Megjithatë, pas rishikimit të pamjeve në VAR, vendimi u anulua. Në pjesën e dytë të vazhdimeve, Anglia ishte më pranë golit të tretë.
Djed Spence dhe Bukayo Saka provuan portierin Nyland me dy goditje të rrezikshme, por gardiani norvegjez mbajti ekipin e tij në lojë me pritje të shkëlqyera. telegrafi.com Norvegjia nuk arriti të gjente golin e barazimit në minutat e mbetura dhe Anglia festoi kualifikimin në gjysmëfinale, ku do të vazhdojë ëndrrën për triumfin në Kupën e Botës.
Jude Bellingham ishte pa dyshim heroi i “Tre Luanëve”, me dy golat që përmbysën sfidën dhe siguruan biletën mes katër skuadrave më të mira të turneut, ndërsa tani presin kundërshtarin që vjen ga dueli mes Argjentinës dhe Zvicrës.
